Deklaratë për shtyp Bashkia Shkodër në bazë të Kodit Zgjedhor dhe të Udhëzimit Nr.671 Datë, 06.12.2016

“Për procedurat e hartimit të standarteve të zgjedhjeve për zgjedhjet e Kuvendit 2017”, dhe udhëzimit nr. 1 datë 1.12.2016 “Për mënyrën e ngritjes dhe caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së qeverisjes vendore për zgjedhjet”.

1. Në datën 15 dhjetor ka filluar procesin e verifikimit të cdo qendre votimi lidhur me numrin e lejuar të zgjedhesve. Për qendat e votimit me mbi 1000 zgjedhes eshte realizuar ndarja sipas ligjit në dy Qendra .

2. Më datën 3 janar 2017 punonjësit e gjendjes civile kanë filluar procesin e printimit te listave paraprake në Njësitë Administrative të Postribës, Guri te ZI, Berdicë dhe Velipojë.

3. Më datën 4 janar 2017 ka filluar printimi dhe njëkohësisht afishimi i listave në qytet dhe në Njësitë e tjera Administrative.

4. Deri ne këtë moment afishimi i listave ka proceduar me rritme të mira.

5. Duke patur parasysh ngarkesën e disa objekteve me numër të madhe të qendrave të votimit, kemi mundësuar ndryshimin e disa qendrave te votimit me qëllim mundësimin e votimit dhe punës së komisioneve në kushte sipas standartit që Kodi Zgjedhor e kërkon.

6. Në këto moment po verifikohen të gjitha qendrat e votimit për të marrë masat e duhura për infrastrukturën e nevojshme.

Artikulli paraprakQARKU SHKODËR NËN “SUNDIMIN” E BORËS
Artikulli tjetërDUDAS, RRUGICAT E LAGJES JANË TË PAKALUESHME