Zgjedhjet, Demiraj mbledh drejtuesit e Policisë

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka zhvilluar një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit, ku në fokus ishte marrja e masave konkrete të evidentimit të shit-blerjes së votës, presionin ndaj zgjedhësve, përdorimin e parave nga burime të paqarta në ndikim të procesit elektorale dhe marrjen e bllokimin e kartave përkundrejt shpërblimit monetar me qëllim heqjen e së drejtës për të votuar. Demiraj është shprehur se cdo tolerim ndaj këtij fenomeni do të penalizohet rreptësisht dhe i gjithë zinxhiri drejtues i policisë së shtetit do të mbajë përgjegjësi sipas përcaktimeve të ligjit. Po ashtu rëndësi iu dha planit të masave për të papriturat para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve.

Artikulli paraprakKAPET SASI E MADHE DROGE,NE PRANGA NJË TRAFIKANT
Artikulli tjetërXHIHADISTËT KËRKOJNË 20-VJEÇARË DHE KRYESISHT FEMRA PËR SULMET VETËVRASËSE