Partia Agrare Ambjentaliste do të mbështesë Kandidatet e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit 2023.Kështu u shpreh kryetari i PAA Agron Duka gjatë një takimi me strukturat e kësaj force politike në Lezhë.Sipas Dukas opozita duhet të dalë me një kandidature të vetme në zgjedhjet vendore, që të rrije sukses përballë mazhorances aktuale e cila ka kapur të gjithë institucionet.
Në këtë takim krah Agron Dukes, ishte dhe ish-prefekti i Qarkut të Lezhës Gjok Jaku, i cili e ka braktisur Partinë Socialiste dhe do të jetë kordinator i PAA në Lezhë.
Synimi i Partisë Agrare Ambjentaliste është që të marrë këshilltar në të gjithë Bashkitë e vendit në zgjedhjet e ardhshme vendore.