Zgjedhjet, dy parti 30 kandidatë për deputetë me të njëjtin mbiemër
Partia e minoritarëve Mega ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën për kandidatë. Deri këtu, gjithçka është normale, por nga lista e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi vihet re se të gjithë kandidatët kanë të njëjtin mbiemër. Por, pas nuk mbetet as partia tjetër e vogël e quajtur PAD me seli në Tiranë. Edhe kjo parti të gjithë kandidatët i ka me të njëjtin mbiemër.