Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ngre shqetësimin e mospërmbushjes së detyrimit për njoftimin me shkrim të zgjedhësve nga ana e njësive të qeverisjes vendore. 40 bashki kanë raportuar fillimin e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve. Nga këto raportime vetëm 12 Bashki kanë raportuar për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve me raportime periodike javore për periudhën 14 janar – 27 shkurt. Bashkitë Bulqizë, Durrës, Elbasan, Fier, Gramsh, Mirditë, Pogradec, Prrenjas, Roskovec, Shkodër, Tiranë, Dimal kanë raportuar në dinamikë për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve.  Nga këto Bashki vetëm 5 Bashki kanë raportuar për të gjitha njësitë administrative dhe këto janë bashkitë Mirditë, Pogradec, Roskovec, Shkodër dhe Dimal. Vetëm Bashkitë Durrës, Elbasan dhe Fier kanë raportuar periodikisht për njësitë administrative me të dhëna të plota sipas kërkesës së KQZ-së për periudhën e raportimit. Bashkitë të cilat nuk kanë dërguar informacion për ecurinë e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve janë:

Bashkia Berat
Bashkia Dibër
Bashkia Vau dejës
Bashkia Pukë
Bashkia Fushe Arrëz
Bashkia Has
Bashkia Lezhë
Bashkia Kurbin
Bashkia Shijak
Bashkia Peqin
Bashkia Librazhd
Bashkia Patos
Bashkia Kuçovë
Bashkia Poliçan
Bashkia Maliq
Bashkia Pustec
Bashkia Përmet
Bashkia Memaliaj
Bashkia Vlorë
Bashkia Delvinë
Bashkia Sarandë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon zbatimin rigoroz të njoftimit me shkrim të zgjedhësve me të dhënat e përbërësve zgjedhorë nga të gjitha bashkitë dhe për të gjitha njësitë vendore në administrimin e tyre. Duke ju referuar kesaj deklarate dhe nisur nga info qe kemi nga njerezit tane ne terren Partia e Lirise I apelon Qeverise dhe bashkive te marin masa qe ky process te kryhen si e kerkon kodi zgjedhor gjithashtu PL i apelon KQZ të ushtrojë kontroll mbi njësitë vendore për respektimin e dispozitës së nenit 52 dhe të kërkojë prej tyre një rol më aktiv në përmbushjen e të gjitha detyrimeve që burojnë nga Kodi Zgjedhor. Zgjedhjet bëhen me qytetarët dhe për qytetarët. Informimi dhe përfshirja e tyre është standard dhe përgjegjësi.

Artikulli paraprakPAS GJIKNURIT DHE ALIBEAJT, AMBASADORJA KIM 40 MINUTA TAKIM ME KREUN E PL-SË, ILIR META
Artikulli tjetërTAKIMI KIM-META/ KREU I PL: DISKUTUAM PËR SITUATËN E RËNDË TË KRIJUAR NË PARLAMENT