Qeveria vendos fond shtesë për KQZ. Fondi shtesë do të shkojë për zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet lokale të 14 majit. Përveç Vorës për të cilën janë fondet në buxhet, qeveria ka dhënë fonde të tjera për shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik edhe në dy bashki të tjera, për të cilat vendimmarrja i takon KQZ. Dy bashkitë e tjera pritet të jenë Kamza dhe Elbasani.

VENDIMI
PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2023,MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E VETËQEVERISJES VENDORE, TË DATËS 14 MAJ 2023
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 87, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i MinistraveVENDOSI:
1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për organizimin e zgjedhjeve për organet e vetëqeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023, i shtohet fondi prej:
a) 1 993 610 933 (një miliard e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre milionë e gjashtëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e tre) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;
b) 606 389 067 (gjashtëqind e gjashtë milionë e treqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë e shtatë) lekësh, në zërin “Shpenzime kapitale”, të programit buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.
2. Efekti financiar, i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet:
a) 1 800 000 000 (një miliard e tetëqind milionë) lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për përballimin e kostos së zgjedhjeve, miratuar për vitin 2023;
b) 800 000 000 (tetëqind milionë) lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2023.

Artikulli paraprakPA ALBIN KURTIN, SHBA MBAN NESËR TAKIM PËR ASOCIACIONIN NË PRISHTINË
Artikulli tjetër“SERBIA NUK ANËTARËSOHET NË NATO PËR ARYSE QË DIHEN”, VUÇIÇ SHPREHET HAPUR: NDJESIA E BOMBARDIMEVE ENDE E FRESKËT