Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka shkuar sot në selinë e Partisë së Lirisë, ku do të takohet me Ilir Metën.
Zyrtari i lartë amerikan u prit në hyrje të selisë nga deputetja Erisa Xhixho dhe nënkryetarja Floida Kërpaçi. Kujtojmë se pak më herët Escobar, në shoqërinë e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim ishte për një takim në zyrën e kreut të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Siç u bë e ditur edhe dje nga ambasada amerikane, fokusi i takimit të Escobar në Tiranë është që të zbatohen rekomandimet e ODHIR dhe që të zgjidhen kandidatë që zbatojnë ligjin.