Më shumë se 100 aktivitete publike janë raportuar nga qeveria, bashkitë dhe insitucionet e lidhura me ta në 1 javë, që prej hyrjes në fuqi të afatit 4 muaj para zgjedhjeve që ata duhet të raportojnë. Numri më i madh i aktiviteteve, është nga bashkitë, rreth 60 të tilla, ku dominojnë ato në Tiranë, Durrës e Gramsh. Sipas raportimeve të publikuara në faqen e KQZ, rreth 25 aktivitete janë raportuar vetëm nga qeveria, shumica prej kryeministrisë, ministrisë së Arsimit, asaj për Rininë dhe Fëmijet si dhe për Marrëdhëniet me parlamentin.
Aktivitetet e tjera janë nga kryesisht nga autoriti i Mediave Audiovizive, Kadastra, por edhe Presidenca. (pritnscreen), që paraprakisht ka raportuar në KQZ aktivitetin që mbajti këtë të shtunë në shtëpinë ku u mbajt aktiviteti i Lushnjës. Në KQZ janë regjistruar rreth 600 institucione dhe janë hapur 686 llogari të personalizuara për personat e ngarkuar për të raportuar. Institucionet publike qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe ose ndërrmarrjet shtetërore kanë detyrimin të raportojnë në KQZ-së të gjitha veprimtaritë që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 4 muaj para datës së zgjedhjeve.
Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, ata përballen me gjobë. Deri më tani, asnjë aktivitet nuk është ndaluar nga KQZ.