KQZ ka përfunduar mbledhjen ku ka marrë vendimin për regjistrimin e grupimit të Enkelejd Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit. Kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka njoftuar se kërkesa e PD për tu regjistruar si subjekt zgjedhor nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet.

“Do ju lutesha që të tregonit respektin ndaj pozicionit të komisionerit. Duhet ta qasni këtë çështje në përputhje me ligjin. Përndryshe, për mua s’ka problem çfarëdo që thoni dhe komentoni për këtë vendimmarrje.

Vendos të mos pranoj kërkesën e PD-së me kryetar zotin Lulzim Basha për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor”, deklaroi ai ndër të tjera.

Artikulli paraprakBORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE, ULET NAFTA
Artikulli tjetërKQZ NUK REGJISTRON PD NË ZGJEDHJE, INDRIT SEFA: VENDIM POLITIK.