Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se e ka nisur fushatën për zgjedhjet e 14 majit dhe ajo çfarë premton është shumëfishimi i fondit për strehimin social.

Meta synon që t’i japë vëmendje të dedikuar familjeve të reja, nënave kryefamiljare, personave me aftësi të kufizuara, të moshuarve, të rinjve dhe studentëve.

“Fondi i strehimit social i Bashkisë së Tiranës është vetëm 0.7 milionë euro ose sa 10 apartamente në periferi të kryeqytetit.

Në 6 vitet e fundit, 7.1 milionë metër katrorë janë ndërtuar në Tiranë, por bashkia nuk ka bërë asgjë për çështjen e strehimit social.

Sepse prioriteti i tyre ka qenë pastrimi i parave dhe jo strehimi social.

Ne do ta shumëfishojmë këtë fond për t’i dhënë zgjidhje problemit të strehimit për familjet e reja, për nënat kryefamiljare, për personat me aftësi të kufizuara, për shtresat në nevojë, për të moshuarit, të rinjtë dhe studentët”, shkroi Meta në Facebook.

Artikulli paraprakSHËNDETI – Autizmi, Si ta trajtojmë
Artikulli tjetërBERISHA: RAMA IU KA DHËNË NGA 1 MLN EURO SECILËS KOMPANI TË POLLE-VE, RRITJA E REZULTATEVE PËR KANDIDATËT TANË VERTIKALE