6 ligjvënës do të sakrifikojnë mandatin e deputetit për të garuar në zgjedhjet e 14 majit. 2 i përkasin grupit të Partisë Socialiste ndërsa 4 të tjerë i përkasin Partisë Demokratike, 3 të grupimit të Berishës dhe vetëm 1 i Alibeajt. Benet Beci do të ndërmarrë rrezikun e madh për të marrë fitoren në bashkinë e vetme që është në duart e demokratëve, atë të Shkodrës. Me largimin e tij, karrigen në Kuvendin e Shqipërisë do ta zërë Ilir Beqaj, i cili ishte kandidati i 4-t më i votuar në zgjedhjet e 25 prillit.
Edhe Partia Demokratike, grupimi i Sali Berishës do të bëjë disa ndryshime deputetësh për qarkun e Shkodrës. Zef Hila do të lërë mandatin e deputetit për të garuar për bashkinë e Vaut të Dejës ndërsa vendin e tij në Kuvend pritet ta zërë Ludovik Hasani. Edhe Luçiano Boçi është shprehur se do të kandidojë për bashkinë e Elbasanit ndaj në karrigen e tij do të ulet si deputet Qani Xhafa. Ndërsa Asllan Dogjani do zërë vendin e Belind Këlliçit që do të garojë për bashkinë e Tiranës nën siglën e koalicionit të Berishës dhe Metës. Deri tani dihet vetëm një lëvizje e grupit të Alibeajt, që mund të kandidojë deputetin Ramadan Lika në Malësi të Madhe. Ende mbetet e pakonfirmuar por nëse Lika do të garojë në zgjedhjet e 14 majit, në Kuvendin e Shqipërisë do të rikthehej Izmira Ulqinaku.
Lëvizjet që do të sjellin deputetë të rinj në Kuvend
Benet Beci – Ilir Beqaj
Besjan Ajazi – Shkëlqim Bullari
Luçiano Boçi – Qani Xhafa
Belind Këlliçi – Asllan Dogjani
Zef Hila – Ludovik Hasani
Ramadan Lika – Izmira Ulqinaku