Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka folur për rezultatin e opozitës në zgjedhjet e 14 duke thënë se të gjithë demokratët duhet të pranojnë gabimet që kanë bërë te vetja dhe të reflektojnë për t’u bërë alternativë, jo refuzim i shqiptarëve.

“Kam pritur që numëruesit të mbaronin punën. Unë kam të njëjtin qëndrim që kisha që në fillim të shtatorit. Kam bërë thirrje për të gjithë ata që janë në PD, pak rëndësi ka që mendojnë ndryshe, që PD duhet të ishte bashkë dhe të kishte ofertë të unifikuar. Kam bërë thirrje që secili prej nesh të mendonte më shumë se interesat e veta personale, kam bërë thirrje që PD të ndryshonte mendësinë, të ndryshonte ofertën, sjelljen. Në këtë moment kam kërkuar të mos përsërisim gabimet e së shkuarës, të reflektojmë, të mos vijojmë po njësoj me të njëjtat justifikime por të kalojmë një proces i cili do kohë por t’i japim kohë demokratëve dhe vetes për të kuptuar se ku gabuan. Nëse do kishim ndryshuar ofertën e PD do i kishim lënë vendin jo llumit, jo mllefit, jo sulmit, jo përçarjes por bashkimit dhe ofertës së PD në 1, situata do ishte ndryshe. Ka ardhur momenti që të reflektojmë e të sillemi ndryshe. Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë. Duhet të shohim nga vetja se çfarë bëmë gabim. Të pranojmë që PD s’është as më e madhe, as më e bashkuar, as më e fortë se këtë treguan rezultatet. S’mund të jemi refuzimi i shqiptarëve, por alternativa”, tha Tabaku.

Sa i përket dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt, Tabaku tha se ishte e papritur për të. Ajo nuk bëri një koment nëse do të pranojë drejtimin e përkohshëm të PD, por tha që hapat që do të ndërrmerren do diskutohen me demokratët.

“Jemi ende duke e diskutuar për mënyrën se si do të anashkalohet ky ngërc. Për mua ishte e papritur dorëheqja e Alibeajt. Siguroj që çdo hap që do të ndërmerret do diskutohet me kolegët e demokratët. Nuk është keq të kesh ambicie në politikë, por në këtë rast për mua ambicia kryesore ka qenë dhe është ajo e demokratëve, asnjë personale”, tha Tabaku.

Artikulli paraprakINFLACIONI I MATUR ME METODËN E EUROSTAT ISHTE 5% NË PRILL, MË I LARTË SE MATJET KOMBËTARE
Artikulli tjetërKARDINAL TROSHANI: MË PUSHOI ZEMRA NGA TORTURAT