Pavaresisht se Arben Ristani eshte i deleguari i Kryesisë së Partisë Demokratike, në Shkodër, lista e emrave që do të angazhohen në fushatën zgjedhore te 2017-es, nuk eshte e pakte.
Drejtues dhe ish drejtues, ish deputet dhe deputet akuale, njerez me contribute ne Partine Demokratike te Shkodres, jane perzgjedhur nga qendra per te qene ne grupin e punes që do të koordinoje fushaten elektorale te zgjedhjeve te ardhshme ne vend. Burime prane Partise Demokratike te Shkodres bejne me dije edhe emrat te cilat jane percaktuar nga qendra ne drejtim te Shkodres per te ndezur motoret per zgjedhjet e ardhshme. Emrat e para jane deputetet Helidon Bushati dhe Irma Kopliku, nderkohe qe me pas vjen edhe emri i koordinatorit Akil Kraja. Megjithate ne listen qe ka mberritur ne Shkoder, emrat nisin qe nga kryetari i Partise Demokratike Ramiz Çobaj, Aleksander Marleci si sekretari i pergjithshem i PD Shkoder, Kryetaret e Bashkive Shkoder dhe Vau Dejes, Voltana Ademi dhe Zef Hila. Lista emerore vijoj me anetaret e Keshillit Kombetar te PD, Gjoke Uldedaj, Arenca Trashani, Arben Ibroja. Ne liste, per angazhimin ne kete parapergatitje per zgjedhjet e 2017-es nuk jane lene jashte edhe emra te njohur ne Partine Demokratike, si Sokol Ramadani dhe Edi Teli, te cilet u perfolen si kandidate potencial edhe ne zgjedhjet vendore, nderkohe qe lista eshte pasuruar edhe me emra te tjere, duke nisur nga Flori Bianku, Ludovik Çoba, Tonin Gjuraj, Romeo Gurakuqi, Qarshif Hoxha dhe Arvit Bushati. Ky eshte ekipi i perzgjedhur nga qendra per Shkodren, nje liste e cila ne pamje te pare duket gjitheperfshirese, e mbeshtetur nga emra te cilet kane perfaqesuar partine Demokratike ne vite, nderkohe qe testi i radhes jane zgjedhjet e 2017-es.
Dega Shkodër
Drejtues Departamenti
Helidon Bushati, Irma Kopliku, Akil Kraja
Ramiz Çobaj
Aleksander Marleci
Voltana Ademi
Zef Hila
Gjokë Uldedaj
Arenca Trashani
Arben Ibroja
Sokol Ramadani
Edi Teli
Florian Bianku
Ludovik Çoba
Tonin Gjuraj
Romeo Gurakuqi
Qarshif Hoxha
Arvit Bushati