SEKSIONET E PD-së, PROPOZOJNË SI KANDIDAT KRYETARIN E KOMUNËS BUSHAT ZEF HILA. Nëse për Bashkinë e Shkodrës, ende asgjë nuk është e saktësuar për kandidatin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 21 Qershorit, në një tjetër njësi vendore shumë të rëndësishme në Qarkun e Shkodrës,në Bashkinë Vau Dejës, duket se demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre se kush do të kandidojë në këtë zonë nën siglën e Partisë Demokratike.
Burime pranë kësaj force politike, bëjnë me dije se shumica e seksioneve mbi bazën e qëndrave të votimit te Bashkisë së re të PD-së në Vaun e Dejës, Bushat, Hajmel, Vig Mnelë, Shllak dhe Temal, kanë propozuar që në garën për kryetarin e kësaj njësie të re administrive në aksin Vau Dejës Bushat, do të jetë kryetari aktual i Komunës së Bushatit, Zef Hila. Siç bëhet me dije pjesa më e madhe e seksioneve kanë votuar unanimisht për zotin Hila, si të përzgjedhurin e tyre për drejtimin e kësaj zone, e cila përveç se një bastion i së djathtës shihet edhe si një mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj zone, kjo nisur edhe nga investimet që kanë përfshirë Komunën e Bushatit gjatë drejtimit të Zef Hilës në këtë zonë. Kjo përzgjedhje, ka marrë edhe pëlqimin e kryetarëve të njësive vendore dhe grupseksioneve në këtë zonë, duke përfshirë edhe kryetarin aktual të Bashkisë së Vau Dejësit, të cilët janë unifikuar në qëndrimet e tyre në mbështetje të kandidatit Hila . Zef Hila në këtë mënyrë është emri i vetëm që do ti propozohet kryesisë së Partisë Demokratike në qëndër, ku do të jetë ky organ vendimarrës ai i cili do të thotë fjalën përfundimare, duke i dhënë bekimin zotit Hila, për të garuar në këtë zonë, duke marrë pas tij një sërë arritjesh dhe suksesesh gjatë drejtimit të Komunës së Bushatit të cilat janë një garanci për të ardhmen. Në Bushat, falë angazhimit të Kryetarit të Komunës Zef Hila, kjo zonë është kthyer në kryeqendër të vizitave të përfaqësuesve diplomatikë, ambasadorëve, ministrave dhe kryetarëve të shteteve, por ai e ka kthyer Bushatin në një model zhvillimi duke hedhur hapa të sigurtë për zhvillimin e të gjithë kësaj zone kaq të rëndësishme për qarkun e Shkodrës.