Viktor Martini, ish i persekutuar politik i cili prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Martini do të flaës për situatën politike në vend, zgjedhjet Parlamentare të 25 prillit dhe se çfarë mendon ai për politikën në këto 30 vite në Shqipëri.

Viktor Martini edhe pse në një moshë të thyer ka ardhur nga Amerika në Shkodër për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe për të ushtruar të drejtën e votës. Gjithashtu gjatë bisedës do të ketë një thirrje edhe për gjithë zgjedhësit e qarkut Shkodër, kandidatët për deputet, partitë politike që marrin pjesë në këto zgjedhje dhe qytetarët në përgjithësi.

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit kanë një rëndësi të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë. Viktor Martini është një prej aktivistëve të parë në ngjarjet e fillim viteve ’90 ndërsa emigroi që herët për disa arsye që do t’i sqarojë gjatë bisedës në Studio e Hapur

ndërsa është edhe autor i disa librave si dhe një person aktiv në zhvillimet që ndodhin në Shkodër dhe Shqipëri edhe pse në distancë duke qenë se jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Artikulli paraprak25 PRILLI, YURI KIM: KUSH PENGON VOTËN E LIRË TË HETOHET PLOTËSISHT! ASKUSH S’ËSHTË MBI LIGJIN DHE S’DUHET TË KETË TRAJTIME TË VEÇANTA
Artikulli tjetërPD, BARDH SPAHIA: NE ÇDO SHTRENGIM DUARSH NDJEHET FITORJA E MADHE E 25 PRILLIT