Pas Durrësit që iu besua nënkryetarit Edi Paloka dhe pas Elbasanit që do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, Partia Demokratike ka caktuar edhe drejtuesin politik për qarkun e Lezhës sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Qarku në veri të vendit do të drejtohet nga ish deputeti dhe pedagogu Mark Marku.

Gjatë zgjedhjeve brenda selisë blu për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë Mark Marku ishte pjesë e Komisionit të Vlerësimit.

Kush është Mark Marku?

Prof. Asoc. Dr. Mark Marku është pedagog i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës.

Ai ka marrë gradën Master nga IRCOM Anger Francë ndërsa doktoraturën nga Universiteti Paris II.

Në të kaluarën Marku ka punuar si reporter, redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta shqiptare.

Aktualisht ai shkruan kolona dhe komente për media të ndryshme të shkruara dhe online.

Që nga 1995 Marku punon si pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, i specializuar në semiotikë, histori të medias, etikë mediatike, etj.

Mark Marku ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën 2009-2013 nën siglën e Partisë Demokratike.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 18.01.2021
Artikulli tjetërBASHA POSTON VIDEON: RAMA PREMTOI SHËNDETËSI FALAS, POR E FUTI NË KOLAPS. AI DUHET TË LARGOHET!