Raporti final i OSBE ODIHR për zgjedhjet vendore të 30 qershorit i publikuar tashmë ka pranuar se ky proces nuk ishte më i miri i mundshmi por nga ana tjetër nuk mungojnë kritikat as për opozitën. Sipas këtij raporti kriza politike ndikoi negativisht në procesin e votimit. Raporti përbëhet me 34 faqe dhe ka detaje për gjithçka çfarë ka ndodhur. Ndër të

tjera thuhet se disa nga rekomandimet e dhëna në zgjedhjet e shkuara në Shqipëri, në 30 qershor nuk gjetën zbatim. OSBE/ODIHR një analizë të detajuar ka bërë edhe për protestën e opozitës së bashkuar, për të cilën thotë se përdori dhunë ndaj institucioneve, përfshirë edhe zyrën e kryeministrit. Gjithashtu, raporti thekson se mos publikimi i dekretit

të Presidentit, Ilir Meta në Fletoren Zyrtare është i paligjshëm. OSBE/ODIHR evidenton se Presidenti i Republikës anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit nisur nga nevoja për të garantuar sigurinë publike dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizimin politik. Për shkak të situatës së pazakontë me zgjedhjet pa garë në 30 Qershor, ODIHR specifikon

se “nuk ka dispozita të posaçme për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtar dhe nuk ka kërkesë minimale ligjore për pjesëmarrjen e votuesve për vlefshmërinë e rezultatit”. Pra është vështirë të kuptohet nëse kjo situatë lejohet apo jo ligjërisht. Në raportin e OSBE/ODIHR nuk kursehen kritikat e forta edhe ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili sipas tij, me veprimet e kryera cenoi sigurinë juridike, duke bërë interpretime të gjera

të ligjit. Dita e zgjedhjeve thuhet se shkoi përgjithësisht e qetë, pavarësisht tensioneve dhe rasteve të tjera të izoluar që u shaktuan nga grupe të caktuara individësh. Sipas raportit, në disa raste ka patur persona të caktuar që përpiqeshin të ushtronin ndikim tek votuesit ndërsa është vënë re votimi në grup dhe familjar. Sipas OSBE/ODIHR, fushata zgjedhore

ishte e padukshme, ndërsa thotë se maxhoranca është përqendruar më shumë në debatin politik për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje dhe rreth datës së zgjedhjeve duke anashkaluar sensin e garës dhe propozimin e programve në interesin publik. Gjithashtu raporti thekson se punonjësit e administratës publike ishin nën presion të drejtpërdrejtë, ndërsa sipas ODIHR, ata u detyruan të marrin pjesë në veprimtari politike gjatë dhe pas orarit të punës.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROCESIONI PËR SHENJTOREN NËNË TEREZA
Artikulli tjetërBASHA: RAPORTI I OSBE RRËZOI SHTETIN E EDI RAMËS