Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit ku miratoi pagesën e anëtarëve në KZAZ dhe KQV

Pr/vendimet
“Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ-ve, KQV-ve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi të caktojë masën e shpërblimit për në vlerën 65.000 lekë për kryetarin dhe zëvëndëskryetarin e KZAZ-së dhe masën e shpërblimit 60.000 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-së, për angazhimin nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Gjithashtu, vendosi të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 4.000 lekë për Kryetarin e KQV-së, 3.500 lekë për anëtarin dhe sekretarin e KQV-së, si edhe në vlerën 6.000 lekë për anëtarin e Grupit të Numërimit të Votave.

– “Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve (ekraneve), për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi përdorimin e kamerave rregjistruese dhe të monitorëve (ekraneve), për rregjistrimin dhe shfaqjen e fletëve të votimit, në Vendin e Numërimit të Votave, si edhe përdorimin e sistemittë monitorimit të numërimit të votave në VNV nga ambjentet e KQZ-së, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 2019.

– “Për miratimin e strukturës organike dhe strukturën e pagave , të punonjësve me kohë jo të plotë pune, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi miratimin e strukturës, organikës dhe strukturën e pagave të punonjësve me kohë jo të plotë pune, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

– ”Për emërimin e auditit teknicien për mbikqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve, për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 30 Qershor 2019”.

KQZ vendosi të emërojë audit teknicien për mbikqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor, z. Lorenc Bako, propozuar nga Zëvëndëskryetari i KQZ-së.

Artikulli paraprakSA SHQIPTARË JETOJNË NË ZONAT E GODITURA SOT NGA TËRMETI NË ITALI
Artikulli tjetërNË VEPRIM POLICËT RRUGORË PA UNIFORMË,NDESHKOHEN DREJTUESIT E MJETEVE