Kryesia e re e Partisë Socialiste miratoi në mbledhjen e saj të parë një udhëzim, sipas të cilit do të zhvillohen zgjedhjet brenda partisë për zgjedhjen e 61 krerëve të degëve.
Sipas këtij udhëzimi, Asambleja Socialiste e Bashkisë do të mblidhet për të miratuar kandidaturat e mundshme, dhe do t’ja dërgojë ato Kryesisë së PS brenda datës 17 maj. Më pas do të jetë kryesia e madhe e partisë ajo që do të bëjë seleksionimin përfundimtar dhe kandidaturat e miratuara do të hidhen në garë në bazë për tu zgjedhur brenda datës 25 maj. Në këto kushte, në bazën socialiste ka filluar tashmë gara mes pretendentëve, të cilët kërkojnë jo vetëm propozimin në bazë, por edhe mbështetjen e ministrave dhe deputetëve për të marrë miratimin e kryesisë përpara se të hidhen në garën me votë në asamblenë e Bashkisë. Por edhe pse jemi ende ne fazen e pare te propozimit te kandidaturave, kane nisur te dalin ne skene edhe emrat e pare per garen ne partine socialiste ne Qarkun e Shkodres. Te ndare ne baze te Bashkive respektive, emrat qe perfliten per shkodren jane:
BASHKIA SHKODËR
Rozafa Zmijani
Andi Halluni
Luan Heta
Arbis Vjerdha
BASHKIA MALËSI E MADHE
Lulzim Zara
Skender Hoti
Bashkim Çupaj
BASHKIA PUKË
Marash Kola
BASHKIA FUSHË ARRËZ
Paulin Peraj
BASHKIA VAU DEJËS
Mark Zhuri