RAMA DO TË SHQYRTOJË KANDIDATURAT NGA TERRENI PRITEN EMRAT. Anëtarët e grupit të punës për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste i kanë përfunduar takimet me bazën dhe është kreu i PS-së, Rama ai që do të mirëpres sygjerimet për kandidatët e zgjedhjeve vendore të 2015. Në mbledhjen e parë të grupit për vitin 2015 që kryeministri Rama do të zhvillojë me deputetët e tij do të nis punën edhe për zgjedhjet vendore të vitit 2015.

Rama nuk do të humb kohë por do të mirëpres sygjerimet dhe kërkesat e bazës të cilat do të raportohen gjatë kësaj mbledhjeje nga të ngarkuarit e PS-së, Blendi Klosi, Blerina Gjylameti dhe Musa Ulqini. Sipas anëtarëve, takimet e tyre me bazën në të gjithë vendin janë përmbyllur dhe mbledhja që do të zhvillojnë me kryeministrin dhe kryetarin e Partisë, Edi Rama pritet të jap edhe detyrat apo sygjerimet e reja për mënyrën se si do të procedohet deri në përcaktimin e kandidatëve përfundimtarë në zgjedhjet lokale nga e majta. Ne kete menyre duket se tashme me nisjen e vitit te ri 2015-te pritet te kristalizohen edhe emrat konkret te kandidfateve ne gare kur edhe per shkodren duket se do te kete shume debate. Ende nuk ka asnje emer konkret, por ne tryeza ka nisur te perfliten emra te mundshem te mazhorances, edhe nga radhet e PS-se por edhe ne bashkepunim te ngushte me koalicionin per Shqiperine Eruopiane, PS-LSI. Megjithate, duket se fundi I janarit, pritet te shfaqe, edhe emrat e pare te cilet do te jene ne gare per bashkine e Shkodres, por edhe njesite e reja vendore ne Shkoder, qofte per Puken, Malesine e Madhe dhe Vau Dejesin

Artikulli paraprakVLLAZNIA TË ENJTEN DREJT MALIT TË ZI
Artikulli tjetërXhemi dhe Gabriel tashme ne prane njeri tjetrit .