Kolegji Zgjedhor në Tiranë ka dhënë vendimin në lidhje me kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar të Idajet Beqirit për çrregjistrimin nga zgjedhjet vendore.

Kolegji Zgjedhor la në fuqi vendimin e KQZ-së për të mos çrregjistruar Partinë e Unitetit Kombëtar duke lënë automatikisht në fuqi 30 qershorin për zgjedhjet vendore.

Kreu i Partisë Uniteti Kombëtar Idajet Beqiri tha se pas këtij vendimi të Kolegjit Zgjedhor Partia e tij do të shkojë në zgjedhje.

Nëse pesë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor do të pranonin kërkesën e Beqirit, duke urdhëruar KQZ ta çregjistrojë Partinë Uniteti Kombëtar nga zgjedhjet, atëherë pranohej ligjshmëria e dekretit të Presidentit dhe 30 qershori do të rrëzohej por kjo datë mbetet në fuqi për zgjedhjet edhe pse jo me dekret të Presidentit.

Artikulli paraprakKOLEGJI ZGJEDHOR LË NË FUQI 30 QERSHORIN,RREZON ANKIMIMIN E PUK
Artikulli tjetërADEMI-KQZ-së: PO MË SHANTAZHONI MUA POR ZBATOJ LIGJIN