KRYESOJNË LISTËN PS-PD, POR PËRFITOJNË EDHE PARTITË E VOGLA MES TË CILAVE EDHE AK-ja
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar fondin për partitë politike për zgjedhjet lokale të 2015. Shifra është miratuar në mbledhjen e radhës të KQZ-së, me votat e gjithë anëtarëve.
Siç e parashikon edhe Kodi Zgjedhor, për partinë më të madhe në sallën e Parlamentit shkon edhe pjesa e luanit, kështu Partia Socialiste do të marrë 73,7 milion lekë të reja.
Për demokratët në opozitë partia e dytë me më shumë deputetë në Parlament shkojnë, 52, 3 milion lekë të reja. Më pas lista vijon më Lëvizjen Socialiste për Integrim, që do të marrë 20,5 milion lekë. Më pas partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet do marr 7,5 milion lekë. Lista vijon me PBDNJ e Vangjel Dules, që do të marrë shifrën e 4,1 milion lekëve, Partia Kristian Demokrate 4,1 milion, Fryma e Re Demokratike 3,5 milion lekë etj gjithë partitë që kanë marrë mbi 6 mijë vota në zgjedhjet e kaluara.
Mes partive që do të marrin fonde nga KQZ për zgjedhjet lokale, bie në sy edhe Aleanca Kuq e Zi, që do të marrë 3,1 milion lekë të reja. Fondi në total që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar për partitë politë politike është 190 milion të reja.
FONDET PËR PARTITË NGA KQZ
Partia Socialiste 73.7 milionë lekë
Partia Demokratike 57.2 milionë lekë
Lëvizja Socialiste për Integrim 20.5 milionë lekë
Partia Drejtësi, Integrim e Unitet 7.5 milionë lekë
Partia Republikane 6.6 milionë lekë
PBDNJ 4.1 milionë lekë
Partia Kristian Demokrate 4.1 milionë lekë
Fryma e Re Demokratike 3.5 milionë lekë
Partia Demokracia Sociale 3.1 milionë lekë
Partia Socialdemokrate 3.1 milionë lekë
Partia Demokristiane 3.1 milionë lekë
Aleanca Kuq e Zi 3.1 milionë lekë
Gjithashtu në mbldhje u shty miratimi i raportit për punën e KQZ në 2014, ku më pas do të votohet edhe në parlament. Tashmë Komisioni zgjedhor ka filluar zyrtarisht nga puna përgatitore për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.