Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike 4 versione të ndryshme se si pritet të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.
Në fletën e votimit në të gjitha variantet kandidatët për deputetë janë me numra ndërsa në krye të fletës është dhe emri dhe logo e partisë apo koalicionit.
Ilirjan Celibashi ka pasur takim me përfaqësues të partive politike dhe iu ka dorëzuar këto modele fletësh votimi për zgjedhjet e 25 prillit.
KQZ ka marrë si shembull në fletën e Votimit, qarkun e Tiranës që ka numrin më të madh të kandidatëve dhe fleta e votimit duhet ketë 36 emra kandidatësh përveç partive politike.
Renditja sipas shortit në KQZ:
Partia Social Demokrate 1
Partia Balli Kombëtar 2
Lëvizja Demokratike Shqiptare 3
Bindja Demokratike 4
Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët 5
Lëvizja Socialiste për Integrim 6
Nisma Thurje 7
Partia Lëvizja e Re 8
Partia Demokratik dhe Aleanca për Ndryshim 9
Aleanca Demokracia e Re 10
Lëvizja për Ndryshim 11
Partia Socialiste 12