Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë apel sot që të gjithë qytetarët shqiptarë të kontrollojnë emrin në listat e zgjedhjeve para datës 21 maj, pasi sipas KQZ, pas kësaj date lista nuk mund të ndryshohet.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha, në një dalje para mediave tha se organet e pushtetit vendor duhet të përgatisin infrastrukturën zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

“Sot KQZ në funksion të mirëpërgatitjes u kujton organeve të pushtetit vendor të përgatisin listën zgjedhore. KQZ është i vendosur të mos lejojë shkeljet të dispozitave ligjore.

Do ketë sanksione për shkelësit. Nxisim të gjithë qytetarët që ushtrojnë të drejtën e votës, përfshirë edhe ata që me 30 qershor mbushim 18 vjeç, që të kontrollojnë listat në qendrat e votimit. Pas datës 21 maj, që është data e fundit, lista e zgjedhjeve nuk mund të ndryshohet.

Nxisim qytetarët që të kontrollojnë emrin e tyre në listë është tashmë publike. Shprehja e vullnetit përmes votës është një e drejtë themelore.”, tha Hoxha.

Artikulli paraprakGRABITJA E ARMËVE NË PASHALIMAN SHTABI I FA:HETIM ADMINISTRATIV, DO DALIN PËRGJEGJËSIT
Artikulli tjetërKULT – BRUNILDA LLESHI