Pas caktimit të datës së zgjedhjeve lokale 2019, që do të jetë data 30 qershor 2019, ka ardhur edhe hapi i radhës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në një njoftim të shkurtër për mediat, KQZ sqaron se më datë 26 dhjetor, ora 10 e paradites, KQZ do të mblidhet për të caktuar shpërblimin për anëtarët e KZAZ-ve, përdorimin e kamerave regjistruese, por edhe për miratimin e strukturës së punonjësve që do të merren me zgjedhjet lokale 2019.

Njoftimi i plotë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 26.12.2018, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimeve:

1. Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ-ve, KQV-ve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

2. Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve (ekraneve), për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

3. Për miratimin e strukturës organike dhe strukturën e pagave , të punonjësve me kohë jo të plotë pune, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

Artikulli paraprakAL KAEDA PO PLANIFIKON SULME NË AEROPORTE, AVIONË PËR UDHËTARË
Artikulli tjetërAMBASADA E SHQIPËRISË NË ATHINË, NE DY DATA NUK KA APLIKIME PER PASAPORTA