Maqedonasit votuan në zgjedhjet lokale që konsiderohen si një tregues serioz jo vetëm për situatën në vend, por edhe për rrugën e tij drejt integrimit.

Sipas të dhënave nga autoritetet zgjedhore, pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 50% dhe procesi u zhvillua kryesisht i qetë, pavarësisht parregullsive që janë raportuar nga qendra të ndryshme votimi. 80 janë komunat në garën e konsideruar tejet të vështirë aq sa mendohet se vetëm pak prej emrave fitues do të arrijnë të përvijohen qartë që në raundin e parë. Raundi i dytë është përcaktuar të mbahet në 29 tetor. Votuesit shqiptarë kanë qenë këtë herë në mënyrë të veçantë në vëmendjen e partive politike gjatë fushatës dhe në komunat e banuara prej tyre u premtua fort përmirësimi i infrastrukturës rrugore, rrjeteve të ujësjellës-kanalizimeve dhe kushteve të mjedisit.

Por mediat lokale raportojnë se pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhje është më e vogël se sa e maqedonasve. Gjithashtu shumë nga qytetarët e intervistuar pas votimit thonë se thjesht kanë ushtruar të drejtën e tyre, por nuk presin ndryshime nga këto zgjedhje. Duket se këtë mendim ndajnë edhe shumë ekspertë që thonë se ndërsa procesi zgjedhor dhe mbarëvajtja e tij është kusht nga ndërkombëtarët, rezultati zor se do të sjellë ndryshime për njerëzit. Gjithsej në këto zgjedhje garojnë 160 kandidatë për kryetare komunash dhe shumë më tepër të tjerë për anëtarë të këshillave komunale.

Artikulli paraprakUNIVERSITETET, SOT NIS VITI I RI AKADEMIK 2017-18
Artikulli tjetërNISJA E VITIT AKADEMIK, REKTORI BEKTESHI URON STUDENTËT