BURIME PRANË PD-së BËJNË ME DIJE SE NË GARË JANË TË GJITHË QENDRA DO TË VENDOSË. Në një kohë kur mazhoranca thuajse ka percvaktuar zyrtarisht emrat për zgjedhjet vendore te 21 Qershorit, Brenda radhëve te parties demokratike ne Shkoder ende nuk ka asgje konkrete, percvec mbylljes se propozimeve nga seksionet te cilat tashme kane perfunduar duke prodhuar nje liste te gjate propozimesh per emrat e mundshem qe mund te garojne per Shkodrën ne keto zgjedhje.
Megjithate burime prane PD-se se Shkodres bejne me dije se ne kryesine e partise demokratike nuk do të dërgohen të 68-të të propozuarit nga seksionet por do të ketë një përzgjedhje në bazë edhe të numrit më të madh te të propozuarve në bazë seksioneve në Shkodër. Burime pranë PD-së së Shkodrës, bëjnë më dije se janë më shumë se 10-të emrat më të përfolur qe janë në garë për Shkodrën. Lista me emrat nis që nga kryetari aktual I Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, ish zv ministry I shëndetësisë Bardh Spahija, Deputetet e Shkodres, Voltana Ademi dhe Helidon Bushati, nën kryetari i Bashkisë së Shkodrës, ish sekretari I përgjithshëm I kësaj force politike ne Shkodër Ahmet Omi, ish kryetari I PD-se Astrit Bushati, por duke vijuar edhe me anëtarët e këshillit bashkiak të Shkodrës, Edi TEli dhe Xhemal Bushati, ndërkohë që një nga emrat e propozuar është edhe Sokol Ramadani. Këto janë disa nga emrat që kryesojnë listën e PD-së, por nuk përjashtohen edhe të tjerë emra që mund të propozohen nga qëndra. Megjithate, në gjithë këtë situatë e cila ka perfshire te gjithe spektrin politik ne vend, duket se muaji Prill do te kristalizoje emrat dhe do te zbardhe kandidatet qe do te garojne ne Shkoder dhe net e gjithe Shqiperine.
EMRAT E PROPOZUAR NGA SEKSIONE
LORENC LUKA
BARDH SPAHIJA
VOLTANA ADEMI
HELIDON BUSHATI
AHMET OMI
QASHIF HOXHA
ASTRIT BUSHATI
EDI TELI
XHEMAL BUSHATI
SOKOL RAMADANI