Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR pritet të mbërrijnë sot në Tiranë për një vizitë dy ditore në vendin tonë.
Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR Ana Rusi dhe Alexey Gromov do mbërrijnë në Tiranë në misonin e tyre faktmbledhës në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR do zhvillojnë disa takime me përfaqësuesit e partive politike nga mazhoranca dhe nga opozita gjatë dy ditëve të ardhshme.
Sot në orën 18:00, misioni i OSBE/ODIHR do zhvillojë takim me kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe në orën 19:00 do zhvillojnë takim me kreun e PD Lulzim Basha.