Ish-kreu i grupit të LSI-së, aktualisht n/kryetar i kësaj force politike Petrit Vasili thotë se zgjedhjet në Kosovë ishin dinjitoze në cdo pikëpamje, ndërsa kur e krahason situatën me Shqipërinë sulmon kryeministrin Edi Rama.
“Zgjedhjet:Faqja e bardhe e Kosoves dhe faqja e zeze e Edi Rames! Kosova mbajti zgjedhje te shkelqyera ne cdo pikpamje dhe doli me e rritur dhe me dinjitoze perpara gjithe botes. Kosova brenda disa oreve mbaron numerimin e votave. Kosova i beri zgjedhjet edhe te parakohshme, edhe me shume alternativa dhe e realizoi rrotacionin e pushtetit ashtu sic e vendosi populli.
Kjo ishte faqja e bardhe e Kosoves. Edi Rama edhe kur voton vetem i duhen 27 dite qe te nxjerre rezultatin. Edi Rama ben votime me nje parti te vetme si diktatoret me idiote te botes. Edi Rama per shkak te kriminalizimit dhe korruptimit pengon zgjedhjet e parakohshme dhe e shkaterron imazhin e Shqiperise perpara gjithe botes dhe i ben shqiptaret me mijra qe te largohen. Kjo eshte pra faqja e bardhe e Kosoves dhe njeherazi faqja e zeze e Edi Rames” shkruan ai.