Lëvizja socialiste për Integrim e Shkodres në prag të fushatës elektorale të 18 qershorit, ka prezantuar departamentet organizative, që vijnë si një risi e kësaj force politike për këtë proçes elektoral.

Ka qënë deputeti Agron Çela që sëbashku me anëtarin e kryesisë Dritan Ylli dhe koordinatorin Gëzim Podgorica, e prezantoi atë përpara drejtuesve të rajoneve, ku në krye të punës është emeruar Shëptim Lame. Në fjalën e tij deputeti Çela pasi e falenderoi për punën shumë të mirë në krye të Hipotekës, shprehu bindjen se përgjegjesia e re që ka marrë mbi supe Lame, garanton një sukses të radhës për LSI-në.

Departamentet të ndara sipas sektorëve, do të përcaktojnë jo vetëm prioritetet e fushatës elektorale të LSI-së, por në të njëjtën kohë duke marrë shqetësimet dhe sugjerimet e qytetareve, do të jenë një garanci më shume për punën që do të bëhet më pas për të zgjidhur problematikat që ka sot Shkodra në bujqësi, turizëm, infrastrukturë, arsim, kulturë etj.

Artikulli paraprakMINISTRI BUSHATI SFIDON ADEMIN: EJA TE URA E BUNËS
Artikulli tjetërBIÇIKLETAT FAMILJARE, SHKODRA RUAN TRADITËN