DEVID KAMERON DHE ED MILIBAND NË GARËN PËR TË MARRË DREJTIMIN E QEVERISË. Ndërsa na ndan vetëm një javë nga zgjedhjet e përgjithshme në Britaninë e Madhe, që pritet të kenë impakt edhe mbi të ardhmen e gjithë Europës, Star Plus, sjelle profilet e dy pretendentëve:

Devid Kameron, kryeministri në detyrë nga radhët e Partisë Konservatore dhe Ed Miliban, lideri i Partisë Laburiste, që kërkon të marrë pushtetin për t’i dhënë një tjetër drejtim vendit! Lideri i konsvervatorëve, Devid Kameron, synon që të rizgjidhet për herë të dytë në krye të kabinetit qeveritar britanik në zgjedhjet e 7 majit. Partia e tij mori pushtetin në vitin 2010 me premtimin se do t’i jepte fundit defiçitit financiar të Britanisë, të thelluar pas krizës financiare të vitit 2008. Por pasi nuk arriti të merrte shumicën absolute, pesë vitet në vijim ishin të vështira për koalicionin qeverisës të Partisë Konservatore me Liberal Demokratët, që në fakt ishte i pari në një qeveri të Britanisë së Madhe prej Luftës II Botërore. Një prej skandaleve më të mëdha gjatë periudhës së Kameronit si kryeminsitër ishte afrimiteti i tij me manjatin e mediave, Rupert Mërdok, pasi si shumë liderë të tjerë politikë, Margaret Theçër dhe Toni Bleir për shembull, edhe Kameron ishte mbështetur te perandoria e tij mediatike për të marrë pushtetin Ed Miliband shpreson të udhëheqë Partinë Laburiste opozitare drejt pushtetit në zgjedhjet e 7 majit. Në atë që sondazhet tregojnë se do të jetë fushata elektorale me më shumë konkurrencë ndër vite, Miliband do të luftojë fort për të zënë vendin e Devid Kameronit, duke premtuar se do të ndërtojë një shoqëri britanike shumë më të ndershme dhe të drejtë, në qendrim besnik të politikave të majta. Më 9 prill, ai u zotua se do të shfuqizonte ligjin që lejonte pasanikët e Britanisë të mos ulnin shumën e taksave që duhet të paguanin nga paratë që fitonin jashtë vendit. Çështja europiane është nëj prej pikave ku më shumë ndahen dy partitë kryesore në garë për të qeverisur Britaninë e Madhe. Toni Bleir, laburisti i fundit që ka fituar zgjedhjet e përgjithshme, i dha mbështetjen e tij të plotë Milibandit mbi këtë çështje, duke paralajmëruar Kameronin se nëse vërtet do të mbante referendum mbi qendrimin e vendit në BE, atëherë biznesi, dhe si rrjedhojë ekonomia britanike, do të vuante më së shumti.

Artikulli paraprakTRAZIRAT NË MILANO, NISIN HETIMET
Artikulli tjetërNJË VAJZË NE FAMILJEN MBRETËRORE