Nesër në Serbi votohet për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në një postim në rrjetet sociale përshëndeti pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje.
Ai uroi që numri i votuesve të jetë sa më i lartë. “Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë”, u shpreh Hasani.
“Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët europian”, përfundoi mesazhin ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme duke iu uruar suksese shqiptarëve të Luginës.