Aleanca për Shqipërinë Europiane mbyll fushatën në Dibër.
Vetë kryeministri Edi Rama, shumë deputetë socialistë por dhe Petrit Vasili nga LSI dhe përfaqësues të PDIU-së ishin në mitingun përmbyllës për ti kërkuar qytetarëve të votojnë të dielën e 11 shtatorit kandidatin Muharrem Rama. Edi Rama : “Keni një kandidat nga halli që është Sherefedini dhe një kandidat që është këtu për të zgjidhur bashkë me ne hallet tuaja. Këshilla ime për ata që besojnë tek PD është se të dielën zgjidhja është ose ta bëjnë Dibrën degë të PD-së ose të vazhdojmë rrugën e rilindjes së Dibrës. Pjesë e pazëvendësueshme e kësaj rruge të rilindjes së Dibrës është Rruga e Arbrit. Po të mos kishim ato borxhet e kishim bërë tre herë Rrugën e Arbrit. Por Basha nuk ka faj se e gjeti gati PD por aq kohë sa e mori qyl Partinë le ta mbajë, por gjë tjetër qyl nuk ka për të marrë” Damian Gjiknuri, Kordinatori i PS-së për Qarkun Dibër i cili mban dhe postin e ministrit të Energjisë hapi mitingun përmbyllës duke deklaruar “sot vuloset fitorja” Damian Gjiknuri: “Erdhëm me kandidatin e qytetarëve, fjalë pak por punë shumë. Pala tjetër i do zgjedhjet në Dibër për shpresat e tyre elektorale. Do ndërtojë një administratë funksionale lokale dhe jo si Shereferdin Shehu që thotë sllogane. Jo dibranët nuk gënjehen nga këto mashtrime. Shumë nga ju thatë që i keni borxh Muharrem Ramës. Nëse ndjeni se i keni borxh. Kthejani këtë borxh me një fletë votimi. Dibranët do i thonë Bashës shko në shtëpi se ne kemi doktorin tonë” Në mbështetje të tij mbajtën fjalën dhe deputetë socialistë, Sadri Abazi, Rakip Suli, Gramoz Ruçi, Olta Xhaçka por dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, si dhe Elisa Spiropali. Një thirrje për të votuar Muharrem Ramën u dha dhe nga Petrit Vasili kreu i grupit parlamentar të LSI-së. Gjithashtu votën pro për Ramën ftoi për ta dhënë dhe PDIU.