Me parimin një anëtar një votë  të rinjtë demokratë anembanë vendit do të zgjedhin drejtuesit e tyre vendorë.

Gara nisi në Tiranë në degën numër 5 për t’u shtrirë në  53 degë të FRPD-së, në të gjithë Shqipërinë. Në nisje të kësaj gare, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka risjellë në vëmendje domosdoshmërine e zgjedhjeve të lira, votës së lirë dhe respektimit të çdo vote, si në garën brenda partisë ashtu edhe në garat ndërpartiake. Me votën dhe zgjedhjet është abuzuar dhe abuzohet çdo ditë në këtë vend, theksoi lideri i opozitës duke sjellë në vëmendje mashtrimin e bërë nga mazhoranca e sotme në zgjedhjet e 2013-ës.

Artikulli paraprakGODITET ME VEZË, MAKINA E MINISTRIT BEQAJ
Artikulli tjetërCROWN AGENTS, MBYLLET PËRFUNDIMISHT MARRËVESHJA