Ka shkuar në 300 numri i komisionerëve zgjedhore që kanë ndërruar jetë nga lodhja dhe sulmet ne zemër në Indonezi, ku pak ditë më parë u mbajën zgjedhjet.
Gjashtë milionë qytetarë u punësuan për zgjedhjet e 17 prillit, të cilat u cilësuan si zgjedhjet më të komplikuara të ndërmarra ndonjëherë.
Për herë të parë, Indonezia zhvilloi zgjedhjet e saj presidenciale dhe legjislative në të njëjtën ditë. Plot 192 milionë banorë në të gjithë 17 000 ishujt e arkipelagut iu drejtuan qendrave të votimit.
Ndërkohë mediet ndërkombëtare bëjnë me dije se 2000 komisionerë të tjerë janë shtruar në spital. Shefi i komisionit të përgjithshëm të zgjedhjeve, Arief Budiman pranoi se stafi ishte i mbingarkuar gjatë administrimit të zgjedhjeve, por nuk ka konfirmuar ende numrin e komisionerëve qe humbën jetën