BËHET FJALË PËR DY QËNDRA VOTIMI NË DAJÇ DHE KOTËRR. Pas dënimit të 8 komisonerëve 1 vit më parë për manipolim të zgjedhjeve vendore të vitit 2011 në Komunën Dajç të Lezhës, prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet edhe për dy qendra të tjera votimi në këtë njesi vendore.Bëhet fjale për qendrat e votimit 0698 dhe 0700 në fshatrat Dajç dhe Koterr, në të cilët mendohet se ka patur fallsifikime duke ndikuar në rezulatin zgjedhjeve. 

Ditën e sotme janë thirrur nga organi i akuzës 40 banorë të kësaj zone të cilët mendohet që ditën e votimit nuk kanë qenë fare në shqipëri dhe rezultojnë si votues.Ish-kandidati i majtë për këtë njesi vendore Rrok Rroku i cili humbi zgjedhjet në këtë njesi vendore ka bërë të ditur se me hetimin e këtyre dy qendrave votimi do të faktohet se manipolimi është shumë më i madh se ato të zbulauar deri tani nga gjykata.Rroku është shprehur se do ti shkoje deri në fund çështjes se manipolimit të zgjedhjeve, derisa sa të gjithë përsonat përgjegjës të marrin ndëshkimin që meritojnë në bazë të ligjit.Për manipolimin e zgjedheve të vitit 2011-të në Komunën e Dajçit janë dënuar me nga 8 muaj burg 8 komisionorë të një qendre votimi, ndërsa me hetimet që tashmë ka nisur prokuroria edhe për 2 qendra të tjera votimi pritet që të daln në dritë fakte të reja mbi manipolimin e këtyre zgjedhjeve. 

 

 

 

Artikulli paraprakBASHKIA E SHKODRËS MEMORANDIUM ME DRENASIN
Artikulli tjetërDREJTËSIA, MINISTRAT E BALLKANIT NË BEOGRAD