Zgjedhjet në PD, nis mbledhja e kryesisë për kandidaturat

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, për administrimin e kandidaturave në garën për kryetarin e ri të kësaj force politike. Mbledhja drejtohet nga nënkryetari i PD, Edi Paloka, ndërkohë që mësohet se në këtë mbledhje mungon Lulzim Basha, kryetari i ngrirë i PD. Kandidatët e shpallur deri tani për kryetar të PD janë Eduard Selami, Astrit Patozi, Erion Piciri, Astrit Sinanaj dhe Lulzim Basha i cili ka ngrirë funksionet drejtuese në selinë blu. Dy të parët, Selami dhe Patozi kanë kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve, por kërkesa e tyre është rrëzuar nga dy nënkryetarët e PD, Edmond Spaho dhe Edi Paloka. Ndërkohë, ish-kryetari i grupit parlamentar demokrat kushtëzoi sot garën e tij në PD me dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe mbajtjes së një gare të barabarëtë. Kandidatët për kryetar të PD Lulzim Basha Eduard Selami Astrit Patozi Erion Piciri Astrit Sinanaj Patozi: Jam në garë, por nëse do të jetë e barabartë Por në një prononcim për Report Tv, Astrit Patozi deklaroi sot se do të kandidojë për postin e kryetarit të PD, por me kusht që të japë dorëheqjen Lulzim Basha. “E kam thënë publikisht se do të marr pjesë në zgjedhje. Kushti im është largimi i Bashës dhe zgjedhje të barabarta. Jam regjistruar me kusht në garë, respektimin e statutit, i cili u shkel në shpalljen e zgjedhjeve”, deklaroi ai. Zgjedhjet, Basha përballë Selamit dhe dy anëtarëve Me Patozin thuajse jashtë, në garë zyrtarisht për postin e kryetarit të PD janë vetëm Lulzim Basha, Eduard Selami dhe dy anëtarët Astrit Sinanaj e Erion Piciri. Nëse nuk do të pranohen kandidatura të tjera dhe nëse zgjedhjet nuk do të shtyhen, atëherë gara do të zhvillohet vetëm mes Bashës dhe Selamit, pasi dy anëtarët nuk parashikohet që të bëjnë surprizën. Nëse nuk do te kete levizje te tjera, mbetet për t’u parë nëse grupi ‘rebel’ në PD do të mbështesë Selamin kundër Bashës për zgjedhjet e 22 Korrikut, që nga të gjithë kërkohet që të shtyhen, por Basha është i vendosur që gjithçka të përfundojë brenda këtij muaji.

Artikulli paraprakBURRI SHQIPTAR TENTON TË PËRDHUNOJË DY TURISTE ANGLEZE
Artikulli tjetërMACRON URON RAMËN: SHQIPËRIA SHUMË PRANË BE-SË