Zyrtarizohet shtyrja e Kongresit të Partisë Socialiste për në muajin mars. Burime Brenda PS thanë se vonesa në realizimin e afateve për zgjedhjet Brenda partisë ka detyruar shtyrjen e Kongresit, për në ditët e para të muajit mars, ndërsa Asambleja kishte përcaktuar mbajtjen e tij në Janar.

Mësohet se brenda PS po punohet me një udhëzim konkret për shtyrjen e Kongresit si dhe për për përcaktimin e datës. Asambleja është organi që mund të vendosë shtyrjen e Kongresit. Në fakt, Asambleja parashikon që brenda dhjetori9t të mbaheshin zgjedhjet për kryetarët e degëve, delegatëve të partisë në degë dhe mbajtjen e zgjedhjeve për strukturat e partisë në emigracion. Asnjë nga këto afate nuk është arritur.

Artikulli paraprakVIDHET KASAFORTA NE KOMPANINE E BASHKESHORTIT TE DEPUTETES HAFIZI
Artikulli tjetërREFORMA NE DREJTESI, MIRATOHET DRAFTI PA PRANINE E OPOZITES