Gara presidenciale, gjithmonë e më e ngushte për dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë, vijon te shoqërohet me sulme të një pas njëshme ndaj njeri-tjetrit.
Me gjithë kontradiktat e sondazheve të ditëve të fundit, Clinton ka vijuar fushatën me tone të ashpra ndaj miliarderit, duke përmendur serish qëndrimet e tij seksiste ndaj femrave. Ajo gjithashtu ka ndjekur linjën e fjalimeve të presidentit Obama, kur e quajti mungesën e përvojës së Trump si komandant i Forcave të Armatosura dhe idetë e tij, si tmerrësisht të rrezikshme. Trump nga ana e tij ka sulmuar demokraten mbi çështjen e hetimeve dhe ka deklaruar se ajo do të përndiqet nga hetimet kriminale nëse zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhe. Lidhur me skandalin e email-eve, agjencia e lajmeve Reuters, ka raportuar një dite më parë se FBI ka nisur hetimet mbi një dokument të falsifikuar, i cili thotë se: Hillary Clinton, mund të ndërmarrë masa ekstreme, siç është edhe “skenari për trazire civile” vetëm që të siguroje fitoren. Zyrtarë të FBI-së thanë në mënyrë konfidenciale për Reuters se po hetojnë mundësinë që pas publikimit të dokumentit fals të qëndroje Rusia. Dokumenti elektronik me 7 faqe, u postua në Tëitter me 20 tetor nga një ish-ndihmës i kandidatit republikan Donald Trump Materiali, i cili mban emrin “Programi i Shpëtimit”, pretendon se pas rënies në sondazhe, Clinton ka bërë thirrje për “ndryshime të ashpra të strategjisë”, të tilla si “trazira civile” deri tek sulmet me bomba për të shkatërruar votimet e 8 nëntorit. FBI ka marrë nën hetim dokumentin, prejardhja e te cilit është ende e paverifikueshme.