Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin e sapozgjedhr të SHBA, Donald Trump për fitoren në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Në një postim në FB, ai tha se mikja e madhe e Shqipërisë dhe Kosovës, Hillary Clinton nuk ia doli dot. Rama tha se marrëdhëniet mes dy vendve do të vijojnë të forcohen edhe më tej në funskion të vlerave dhe interesave të përbashkëta.

 Rama në FB: Populli amerikan beri sot zgjedhjen e tij. Nje mike e madhe e Shqiperise, Kosoves dhe gjithe shqiptareve, Hillary Clinton, nuk i’a doli dot te behet Presidentja e pare grua ne historine e Shteteve te Bashkuara. Kundershtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepeste i SHBA, duke e bindur Sovranin te votoje alternativen e tij, pas nje debati te pazakonshem brenda e jashte Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe te gjithe suksesin qe amerikanet dhe miqte e partneret e SHBA, i urojne atij vendi te madh, kam bindjen se marredhenia jone strategjike me Shtetet e Bashkuara, do te vijoje te forcohet ne funksion te vlerave e te interesave te perbashketa, te cilat e bejne Shqiperine nje mik e aleat te çmuar te popullit e te qeverise amerikane.

Artikulli paraprakINFORMACION PËR SITUATËN AKTUALE NË BASHKINË SHKODËR
Artikulli tjetërGJERMANI, ZV.KANCELARI GABRIEL: TRUMP, PIONIER I LËVIZJES SË RE AUTORITARIANE