Partia Konservatore në pushtet është fituese e zgjedhjeve të përgjithshme në Spanjë, por exit-pollet sugjerojnë se ajo nuk do të mundet të sigurojë shumicën.
Sipas parashikimeve, socialistët renditen të dytët të ndjekur nga partia e ekstremit të majtë, Podemos dhe liberalja Ciudadanos. Zgjedhjet u konsideruan një test për kryeministrin Mariano Rajoy, nën udhëheqjen e të cilit Spanja tejkaloi krizën financiare, duke bërë hapa para drejt rritjes ekonomike. Pas mbylljes së qendrave të votimit të dielën në mbrëmje, exit-pollet parashikojnë se Partia Popullore e Rajoyt do të sigurojë nga 114 deri në 118 vende, shumë më pak nga 178 vendet e nevojshme për të gëzuar shumicën në Parlament. Në mandatin paraprak partia e Rahoyt kishte 186 vende. Socialistët pritet të fitojnë nga 81 deri në 85 vende, ndërsa partia kundër masave anti-krizë, Podemos, nga 76 deri në 80 vende. Podemos vlerësohet të ketë fituar një përqindje më të lartë votash se socialistët, por do të marrë më pak vende në Parlament për shkak të sistemit elektoral spanjoll. Analistët besojnë se përballë rezultateve të tilla janë të mundur disa skenare, përfshirë krijimin e një koalicioni të qendrës së djathtë mes Partisë Popullore dhe Ciudadanos ose të një marrëveshje të qendrës së majtë mes socialistëve dhe Podemos e të tjerëve. Pjesëmarrja në votim e kaloi 58%-shin. Rezultatet e kënaqshme nga partitë e reja në gare Podemos and Ciudadanos, kanë ndryshuar klimën politike në vend, duke i dhënë kështu fund monopolit të pushtetit të dy partive, asaj Popullore e Socialiste. Mediat vendase i cilësuan zgjedhjet si historike, pasi shënojnë fundin e epokës 2 partiake. Ekonomia spanjolle, pretendimet për korrupsion dhe rritje e ndjesive separatiste në rajonin e Katalonjas, dominuan zgjedhjet e këtij viti. Adminsitrata e Rahoy adoptoi masa jopopullore antikrize dhe ndërmori reforma në punësim, masa këto që kanë meritën për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit. Gjithsesi niveli i papunësisë në vend mbetet i lartë./ Tch