Votimet që po mbahen sot në Tuz të Malit të Zi cilësohen si historike, për dy arsye sepse për herë të parë Tuzi hyn në zgjedhje me statusin e një komune dhe e dyta më kryesorja është momenti historik kur shqiptarëve ju jepet mundësia për ta drejtuar ato komunën e Tuzit.

Në Tuz numërohen rreth 12 mijë votues të cilët u janë drejtuar 30 qëndrave të votimit që në orët e para të mëngjesit.

Akoma më historike bëhen këto zgjedhje për arsye se faktori politik shqiptar në Tuz është bashkuar në një koalicion të quajtur “Forumi Shqiptar”.

Konkretisht koalicioni përbëhet nga Alternativa Shqiptare , Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike të cilët kanë dalë me një kandidat të përbashkët z, Nik Gjeloshaj i cili shprehet se sot është dita historike ku shqiptarët mund të vendosin për veten e tyre.

Në një komunikim me mediat Nikë Gjeloshaj ka folur sot për situatën e zgjedhjeve dhe për situatën teknike që e kanë shoqëruar

Ndërkohë kryetari i Lidhjes Demokratike Nikollë Camaj ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se votat janë duke u blerë

Një nga figurat më të njohura shqiptare në New York është Mark Gjonaj këshilltar në bashkinë e New Yorkut i cili thotë se shqiptarët në Mal të Zi janë të bashkuar por kanë nevojë për një lider, kanë nevojë për diplomacinë shqiptare

Përballë kandidatit shqiptar Nikë Gjeloshaj i cili është pretendenti kryesor për të fituar komunën e Tuzit e cila përbëhet nga shumicë shqiptare është kandidatja e Partisë së Milo Gjukanovic DPS Mirza Pepic.

Sot e gjithë vëmëndja e faktorit politik shqiptar është tek zgjedhjet që po mbahen në Tuz. Zgjedhjet e ditës së sotme në Tuz janë ndjekur orë pas ore nga grupi i xhirimit i Star Plus i cili ndodhet atje duke raportuar në kohë reale për zhvillimet më të fundit

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 03.03.2019
Artikulli tjetërTUZ, BANORET:MOMENT HISTORIK PER SHQIPTARET