Komuna e Tuzit në Mal të Zi duhet të vijojë të drejtohet nga shqiptaret edhe në 4-vitet e ardhshme.Kështu është shprehur kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, gjatë një takimi të organizuar me përfaqësues të biznesit dhe komunitetit lezhjan, ku ishte i pranishem dhe kryekomunari i Tuzit Nik Gjeloshaj, i cili kandidon për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale të 5 marsit në Mal të Zi.
Ndreu ju bëri thirrje shqiptareve që të mbështesin Nik Gjeloshajn, pasi sipas tij ka patur një model pozitiv në zhvillimin e qytetit të Tuzit.
Shqiptaret e bashkuar do tja dalin me sukses qe të triumfojnë edhe në zgjedhjet e 5-marsit u shpreh kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj.
Gjatë katër viteve të fundit Bashkia Lezhë ka patur bashkëpunim të vazhdueshem Komunen e Tuzit në Mal të Zi, zonë me shumicë shqiptare, ku jane shkembyer eksperienca dhe modele me ndikim mes dy komuniteteve