Presidenti Bajram Begaj ka nisur sot konsultimet me partitë politike sa i përket datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Fatmir Mediu, Agron Duka, Vangjel Dule dhe Dashamir Shehu ishin sot në Presidencë.

Në përfundim të takimit, Duka u shpreh se ka propozuar 4 majin si datë e mundshme kur mund të zhvillohen zgjedhjet.

Ai shton se Kushtetuta parashikon periudhën nga 15 prilli deri në 15 maj, por se një nga datat, 11 maji nuk konsiderohet e përshtatshme për shkak të Samitit të Komunitetit Politik Europian që do të mbahet në Tiranë.

“Kjo mund të ndikojë në zgjedhje, madje mund të ndikojë shumë”, u shpreh ai për gazetarët.

Artikulli paraprakDATA E ZGJEDHJEVE 2025, PRESIDENTI BEGAJ NIS SOT KONSULTIMET ME PARTITË POLITIKE
Artikulli tjetër“METODAT E REJA TË MJEKËSISË DOMOSDOSHMËRI”