Kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka zbuluar kandidaturat e Partisë Demokratike për zgjedhjet për Avokatin e Popullit. Alibeaj tha se do të propozojë Ledio Braho dhe Dorjan Gjomarkaj.

“Procesi i përzgjedhjes dhe i votimit në parlament kërkon një shumicë të cilësuar 2/5. Duke pasur parasysh këtë premisë baze, të gjithë e këtë proces e kemi para me seriozitetin më të madh për shumë arsye.

Sot e gjithë arkitektura e shtetit shqiptar është e deformuar. Institucionet e pavarura janë të kapura dhe të përqendruara në një dorë të vetme maxhoranca.

Në kemi dhënë sinjale për mënyrën si duhet të zgjidhen funksionarët e latë.

Kriteret e kryesore ishin, pastërtia e figurës, një element kryesor i konceptit të vettingut. Është një rast i mirë për ta vënë në jetë. Kandidati të mos ketë lidhje me shtetin dhe diktaturën.

Grupi i PD arriti të fokusohet në dy emra, Ledio Braho, Dorjan Gjomarkaj. Do bëjmë publike gjendjen civile për gjithsecilin”, deklaroi Alibeaj.

Artikulli paraprakMETA PAS TAKIMIT ME BERISHËN: DO FUSIM KANDIDATËT TANË NË PRIMARET E BERISHËS
Artikulli tjetër“REKTORËT DHE PEDAGOGËT NË 2 UNIVERSE PARALELE”, PEDAGOGIA HAFIZI: NËSE DO ISHIM BASHKË, KËRKESAT TONA NUK DO REFUZOHESHIN