Komuna shqiptare e Tuzit në Malin e Zi ka një ditë të rëndësishme pasi po votohet për kryetarin e komunës. Për koalicionin Forumi Shqiptar kandidon Nikë Gjeloshaj, kryekomunari aktual i cili para katër vitesh mori një fitore historike përballë social demokratëve të Millo Gjukanoviq. Gjeloshaj pasi votoi beson se fitorja do jetë sërish e shqiptarëve të Tuzit…

Një rëndësi të madhe në zgjedhjet vendore në Tuz ka ardhja e diasporës nga shtete të ndryshme të cilët kanë udhëtuar për mijëra kilometra për të dhënë votën e tyre për Nikë Gjeloshaj…

Në koalicionin shqiptar përballë Nikë Gjelosha kandidon Anton Nikaj ndërsa në koalicionin e partisë social demokrate të Milo Gjukanoviq kandidon Elez Nikoviq. Në bazë të sondazheve pritet që shqiptari Nikë Gjeloshaj të rikonfirmohet si fitues për komunën e Tuzit edhe në këto zgjedhje.

https://youtu.be/yRFiQWZuvEg

Artikulli paraprakBERISHA MBLEDH KANDIDATËT E RITHEMELIMIT PËR VENDORET: SOT DORËZOJMË DOKUMENTET PËR…
Artikulli tjetërEKSPOZITA “ISMAIL LULANI NË SHKODËR”