Zgjedhjet për KQZ, rikandidon Luzi në garë edhe Denar Biba

Janë zbardhur emrat që garojnë për kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Denar Biba, Lefterije Luzi, Koli Bele, Rovena Ndoj, Iva Nova, Anton Lleshaj janë kandidatët që do të përzgjidhen nga Kuvendi. Në listën 6 emërore të kadidatëve vihet re prezenca e kryetares aktuale të këtij komisioni si dhe nënkryetarit Denar Biba. 30 shtatori, dita e sotme ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në Kuvend do të dërgohen të gjithë ata kandidatë që Komisioni i Ligjeve do t’i kualifikojë pas seancës dëgjimore më pas Kuvendi do të vendosë mes dy kandidaturave në votimin final.

Artikulli paraprakWILTON:REFORMA NE DREJTESI EKZISTON VETEM PO U ZBATUA NE TERREN
Artikulli tjetërÇAMET,BRUKSELI REAGON PAS SULMIT TE GREQISE:DIALOG ME SHQIPERINE