Ish-kryeministri Sali Berisha ka dorëzuar dokumentacionin për të garuar për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike.

Zgjedhjet do të zhvillohen në 22 maj, ndërkohë që afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit për të garuar për kreun e PD është 7 maji.

Sakaq deri më tani ka qenë vetëm ish-kryeministri Berisha ai që ka dorëzuar dokumentacionin.

Kujtojmë se këtë të premte u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD.

Kryetari i ri i Këshillit Kombëtar të PD u zgjedh Edi Paloka. Nga numërimi i fletëve të votimit, Edi Paloka rezultoi se kishte marrë 132 vota, ndërsa Eleina Qirici 79 vota.

Artikulli paraprakJOZEFINA TOPALLI ME SYZE DIELLI, TË GJITHË NË KËMBË KUR KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD-SË I BASHKOHET SALI BERISHA
Artikulli tjetërSHERR NË ULQIN, NJË PERSON I PLAGOSUR ME THIKË, TRE TË LËNDUAR