Në ditën e tretë të zgjedhjeve europiane sot votojnë qytetarët në Itali, Letoni, Sllovaki, Republikën Çeke dhe Maltë.

Në Itali, qendrat e votimit sot hapen nga ora 15:00 deri në orën 23:00 ndërsa të dielën votohet nga ora 07: 00 e mëngjesit dhe do të mbyllen të fundit në orën 23:00. Janë mbi 51 milionë italianë që janë thirrur për të votuar për të zgjedhur 76 deputetë nga 720

Kryeministrja Xhoxha (Giorgia)Meloni shpreson se rezultati i zgjedhjeve do të forcojë kontrollin e saj në politikën italiane. Ajo madje u ka kërkuar votuesve që të “shkruajnë Giorgia” në fletën e tyre të votimit. Meloni, e cila drejton partinë e ekstremit të djathtë në Itali Frateli d’Italia ka ndërmarrë hapin e rrallë për të vendosur emrin e saj në krye të listës zgjedhore të partisë së saj, edhe pse nuk ka ndërmend të marrë një ulëse në Parlamentin Evropian.

Meloni ka marrë vlerësime të qëndrueshme në sondazhe që kur u bë kryeministre në vitin 2022, e nxitur edhe nga një opozita e majtë e fragmentuar, por edhe nga rënia e aleatit të saj, partisë Lega të Matteo Salvinit.

Ndërkohë në Republikën Çeke qytetarët votojnë në ditën e dytë. Disa parti nga grupe të ndryshme politike në Parlamentin Evropian kanë formuar një listë të përbashkët kandidatësh për t’iu kundërvënë populistëve nga partia e ish-kryeministrit Andrej Babis.

Në Sllvaki, Kryeministri nacionalist i krahut të majtë të Sllovakisë, Robert Fico deklaroi se do të luftonte deri në fund, pasi i mbijetoi një atentati më 15 maj që tronditi Evropën.Fico u qëllua disa herë në një sulm që duket se ka qenë i motivuar politikisht.

Shumica e vendeve të BE-së votojnë të dielën.

Artikulli paraprakAUTORI I FOTOGRAFISË MË IKONIKE TË TOKËS! VDES NË MOSHËN 90 VJEÇARE ASTRONAUTI BILL ANDERS
Artikulli tjetërTRAJNERI SILVINJO PUBLIKON LISTËN E KOMBËTARES ME EMRAT E 26 LOJTARËVE PËR KAMPIONATIN EUROPIAN ‘GJERMANI 2024’