Zgjedhjet, pezullohen lejet dhe transferimet për të burgosurit
Në prag të zgjedhjeve lokale në Kavajë në datë 7 Maj dhe të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 18 qershorit, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur që të pezullojë të gjitha lejet dhe transferimet për të burgosurit. Kjo është një procedurë e zakonshme nga Drejtoria e Burgjeve sa herë që në vend janë zhvilluar zgjedhjet. Lejet janë pezulluar për arsye sigurie nga Drejtoria e Burgjeve, ndërsa ecuria normale për të burgosurit do të rikthehet pas datës 18 qershor. Ndërkaq planit të masave të Drejtorisë së Burgjeve i shtohet edhe ai i Policisë së Shtetit për garantimin e sigurisë. Opozita ka paralajmëruar protesta deri në mosbindje civile në datë 7 Maj, ndërsa e njëjta gjë pritet edhe në qershor nëse nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, sikur ka deklaruar të paktën deri tani. Kujtojmë që kjo do të jetë hera e parë që një pjesë e të dënuarve në Shqipëri nuk do të votojnë për shkak të ligjit të dekriminalizimit.